Në SHBA, numri i të vdekurve nga tornadot që goditën jugun dhe perëndimin e mesëm është të paktën 32, si dhe ka dhjetëra të plagosur.
Vdekjet janë raportuar në Alabama, Arkansas, Delaware, Illinois, Indiana, Mississippi dhe Tenesi. Guvernatorja e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur Gardën Kombëtare. Mbi 400,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.