Konfirmohet vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi

 

Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore pranë kufijve të Bjellorusisë, e ka konfirmuar ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov, raportoi TheGuardian të hënën.

Ai tha për një medium rus se armët do të vendosen pranë kufirit perëndimor, por që nuk e tregoi lokacionin e saktë.

“Armët do t’i zgjerojnë aftësitë tona mbrojtëse dhe do të bëhet pavarësisht nga zhurma në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Gryzlov. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se disa nga armët bërthamore mund të vendosen në Bjellorusi, së bashku me një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Rusisë.

Armët bërthamore taktike, që synojnë shkatërrimin e trupave dhe të armëve në fushë të betejës, kanë një rreze veprimi relativisht të ulët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *