Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët protestë para gjyqit në Hagë

Dhjetëra autobusë me shqiptarë kanë shkuar në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve sot do të fillojë gjykimi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarët janë mbledhur për të tubuar, me flamuj të kuq dhe plisa.

Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika dhe protesta pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjyqi në atë orë duhet të ketë nisur prej një orë. Po ashtu, edhe dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *