Aksidenti në Librazhd/ Makina ra gjatë natës në lumë, pikaset mëngjesin e sotëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pranë fshatit Pishkash. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Si pasojë kanë humbur jetën burrë e grua, 55 dhe 50 vjeç, Arjan dhe Malinda Yze. Mjeti dyshohet se ka rënë në lumin Shkumbin gjatë natës, por vetëm në mëngjes është pikasur nga shoferët e tjerë.

Policia po kryen hetimet dhe ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihen detaje lidhur me shkakun e aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *