Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vetëdeklaruar i pafajshëm para togave të zeza në Gjykatën e Hagës. Ai është pyetur nëse e kupton akuzën e ngritur ndaj tij, gjë që Thaçi e ka konfirmuar.
PYETJE: Në paraqitjen e parë 9 nëntor 2020 u vetëdeklaruat i pafajshëm për të gjitha pikat, a konfirmoni deklarimin fillestar?
Hashim Thaçi: E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm.