Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar në deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm. Teksa u pyet nga trupa gjykuese nëse është i vetëdijshëm për akuzat që janë ngritur ndaj tij, Selimi u shpreh se i njeh e madje shtoi se është i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës”
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.