Anija e mallrave shkarkon vajin e djegur në bregdetin shqiptar, prokuroria nis hetimet

Këtë të martë, një anije ka shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin shqiptar, në një zonë jo shumë të banuar.

Sipas informacioneve të para, anija e ka emrin ‘PD Gaz Pioneer Valleta’.

Vaji i djegur që prodhojnë anijet, bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të çdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme. Këto duhet të shkarkohen në portet nëpërmjet procedurave të veçanta. Këto mbetje kanë kosto të asgjësimit shumë të larta.

Prokuroria ka nisur hetimet pas këtij krimi mjedisor.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *