Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ngriti shqetësime dhe disa pyetje në lidhje me projektligjin që po prezantohet në komision.
‘Sot jemi përpjekur për të gjetur në direktivë temrin e Edukimit Mediatik. Në direktivë është shkruar për “shkrimin mediatik” që nuk është e ngjashme me atë që ju konsideroni si “edukim mediatik”.
‘Kush janë platformat që mund të konsiderohen shpërdanrës së videove që juve do të kontrolloni?”-pyeti Tabaku ndërsa po rreshtonte shqetësimet në lidhjeme projektligjin dhe përafrimin e tij me dispozitat e Bashkimit Europian.
Ndërkohë që duket se projektligji i ri ka një seri gjobash që për deputeten Tabaku janë shqetësuese sepse së pari nuk kanë lidhje me direktivën dhe që janë shpesh jo proporcionale.