Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ lidhur me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Në reagim,ambasada e vë theksin në plotësimin e vendeve vakante.
“Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 vende. Sot janë 16 anëtarë me vetëm tre vende të lira. Në korrik 2020, Gjykata e Lartë kishte një grumbullim prej rreth 35,000 çështjesh. Që nga prilli 2021, projekti i reduktimit i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë ka zgjidhur 5,200 prej tyre.
Duhet bërë më shumë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor në plotësimin e vendeve vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe të mbështesë përpjekjet më të mëdha për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.”- thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.