Të gjithë të punësuarit në fushën e IT-së do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.
Projektligji për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore tashmë është hedhur për konsultim publik nga qeveria.
“Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar” – lexohet në ndryshimet ligjore
Për konsultim publik është rihedhur edhe projektligji për moshën e tretë. Pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, nuk do të paguajnë më kontributet e sigurimeve shoqërore.