Protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar. Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku u shprehën se ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.
Mes të pranishmëve ka qenë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endri Thaçi i cili tha se e vërteta dhe liria do të fitojë. Ndërsa vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi tha se pret një gjykim të drejtë. Saka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës, Ragip Xhaka tha para protestuesëve se po synohet të dëmtohet historia.