Aldi Mustafa, të cilit sot iu vendos një eksploziv në makinë është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi.
Mustafa rezulton të ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh, ndërsa njihet për miqësinë me Aleksander Lahon (Rrumin e Shijakut) i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.
Gjithashtu Mustafa rezulton i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.