Që kur u rifut në shtëpinë e Big Brother Vip, Ronaldo Sharka u pikas nga Luiz Ejlli për ndërhyrjet estetike në fytyrën e tij. Madje gjatë asaj natë teksa po konsumonin darkën në oborr, këngëtari komentoi ndryshimin në fytyrën e moderatorit:
“Shih si është bërë rrumbullak, i është bërë fytyra si b*thë fëmije”, tha këngëtari, duke shkaktuar të qeshura.
Mirëpo së fundmi, Luizi e ka ngacmuar sërish Ronaldon për ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë teksa po qëndronin tek dhoma e gjumit së bashku me Kiarën dhe Visin.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Sa më shumë kohë kalon bëhen kanale më të theksuara pastaj dhe kur i bën në një moshë madhore…
Luizi: Fillon dhe i mbush vetë
Ronaldo: Dëgjo pra dëgjo dreqi ta hajë, është më e vështirë të mbyllen kanalet e rrudhave
Luizi: O Ronaldo nuk e kuptoj se ti kur flet të lëvizin vetëm buzët, asgjë tjetër. Është e frikshme për Zotin. Unë nuk mund ta shoh, a me më ardhur mirë apo keq.