Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit 30-vjeçari me inicialet P.M., i arrestuar tashmë nga policia, ka rezultuar se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike pas testit të bërë nga shërbimet e policisë rrugore.
Sakaq, është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës. Ai është 67-vjeçari me inicialet P.G.