Kejvina ‘thumbon’ Efin dhe Kiarën: Lëpihen e shtiren për tu dukur bukur

Banorët e “BBV 2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Muaj më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’ nga Kejvina drejt Luizit, ‘Vëllai i Madh’ mori vendimin e skualifikimit të saj nga shtëpia e “BBV2”. Që pas skualifikimit, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Më pas në rrjetin social Instagram ajo bëri një shkrim ku bukuroshja shpjegoi çdo të vërtetë sipas saj. Por duket se edhe pse jo më pjesë e ‘reality-show’ ajo nuk i kursen ‘thumbat’ për banorët brenda shtëpisë e në rastin konkret, për Kiarën dhe Efin.

Dy të fundit janë rikthyer nga votat e publikut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri e qartazi shihet afrimiteti i tyre me Luizin, i cili padyshim është një nga personazhet më të përfolur të këtij spektakli. Duket se për Kejvinën kjo ‘dashuri’ është jo e vërtetë, por ndryshuan qëndrim pasi panë se sa i përfolur është Luizi pas eleminimit të tyre e këtë mendim të sajin nuk ka ngurruar ta shprehë në llogarinë e saj në Instagram ku i ka sulmuar ashpër vajzat.

“Thellë-thellë me zemër Luizi do Dean aq sa donte Oltën aty brenda… sepse janë luftarake e nuk lëpihen e shtiren për t’u dukur bukur në publik. Koha do vërtetojë gjithçka. Ndërkohë unë për një moment harrova që nuk jam Luizi e po imagjinoja sikur po më bënin fresk dhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg, ça dështake jam. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirse”,– shkruan Kejvina.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *