Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përgëzuar Jakov Milatoviçin pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Milatoviç mposhti Milo Gjukanoviçin i cili kishte qeverisur vendin për 30 vite.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç u shpreh se Milatoviç është presidenti i parë pro-evropian në historinë e Malin e Zi.
Sipas tij, tanimë Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur dhe do të punohet për një shtet evropian.
“Fitore! Përgëzoj Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. . Do të punojmë së bashku për një shtet evropian”, shkroi Abazoviç në rrjetin social ‘Twitter’.