Vrasja e blogerit rus, atentatorja transferohet në Moskë, një i dyshuar i dytë në pranga

Daria Trepova, 26-vjeçarja e arrestuar për sulmin e djeshëm në një kafene në Shën Petersburg ku mbeti i vrarë blogeri nacionalist Vladlen Tatarsky, po transferohet në Moskë.

Gjykata e Basmanny në kryeqytetin rus do të vendosë masat kufizuese që do të zbatohen ndaj saj.

Lajmi është raportuar nga mediat ruse, duke publikuar videon e transferimit të vajzës së akuzuar.

Për ngjarjen është arrestuar dhe një person i dytë.

Sipas The Insider, i cili intervistoi Dmitry Rylov, bashkëshortin e Darya Trepova, bëhet fjalë për një mik të saj, Dmitry Kasintsev.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar se Kasintsev është në paraburgim, por ndërkohë kanali Telegram Shot ka publikuar një video ku duken një grup oficerësh me rroba civile që shoqërojnë një burrë të prangosur, 27-vjeçarin Dmitry sipas kanalit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *