Çmimet e naftës u rritën ditën e sotme pasi prodhuesit e OPEC+ njoftuan papritur se do të ulin prodhimin. Nafta e papërpunuar Brent, u rrit me 5.31% në 84.13 dollarë për fuçi. Kjo ishte rritja më e madhe e çmimit në pothuajse një vit.
Çmimet e naftës ranë deri në 73 dollarë dhe 67 dollarë për fuçi respektivisht në javën pas rënies së Bankës Silicon Valley në Shtetet e Bashkuara më 10 mars, pasi trazirat u përhapën në sektorin më të gjerë bankar.
Me rritjen e çmimeve të naftës tani, inflacioni mund të mbetet më i lartë për më gjatë.
“Zhvillimi vjen si një goditje për inflacionin. Tregjet janë të vetëdijshme se nëse presioni vazhdon, bankat qendrore do të duhet të zgjasin ose forcojnë ciklet e tyre të rritjes së normave të interesit,” tha analistja kryesore e kapitalit në Hargreaves Lansdown.
Të dielën, Arabia Saudite tha se do të fillonte “një reduktim vullnetar” në prodhimin e saj të naftës së papërpunuar, së bashku me anëtarët e tjerë ose aleatët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës.