Rama: Me gjysmën e parave të fushatës do të mbjellim fidanë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, theksoi se gjysma e parave të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit do të shkojnë për mbjellje të fidanëve. Ai u shpreh se synimi është që gjysma e fushatës të jetë me 0 karbon.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. 

Me këtë lajm që duke qenë se fushata fillon me 14 Prill dhe mbaron me 14 Maj, duke qenë se është koha e fundit për të mbjellë fidanë paratë e fushatës për podiume, mitingje, mikrofona, ndotje akustike do t’i bëmë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve. Pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Mbase do ta marrin edhe vendet e Evropës këtë model” – u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *