Shefi ekzekutiv Twitter, Elon Musk, ka ndryshuar papritur logon e platformës.
Pasditen e sotme, ikona ikonike e Twitter, zogu blu, u zhduk dhe u zëvendësua nga imazhi i kriptomonedhës Dogecoin.
“Siç premtova”, ka shkruar Musk, pas ndryshimit të logos.
Ndryshimi erdhi pasi miliarderi Elon Musk mori kontrollin e gjigantit të mediave sociale në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor 2022. Ndryshimi i logos në Doge ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e Twitter. Disa e shohin shkëmbimin argëtues dhe në përputhje me sensin e humorit të Musk.