Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej disa vitesh nga karriera si këngëtare. Dhe tani ajo është fokusuar në një tjetër profesion, shumë larg muzikës.
Në një postim në Instagram, artistja shqiptare ka zbuluar se është rikthyer sërish në bankat e universitetit.
Ajo po studion për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë. Çiljeta Xhilaga publikoi një foto nga bankat e universitet teksa ndjek leksionet.
”Kriminologji”, shkruan ajo, duke treguar profesionin e ri ku po fokusohet.