Pasi u dekretua nga Kreu i shtetit Bajram Begaj, drejtoresha e re e SHISH, Vlora Hyseni është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ky I fundit përmes publikimit të një fotoje në rrjetin social Facebook, ku shpreh urimet kundrejt Hysenit për detyrën e re.
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës
”- shkruan Rama.