Pablo Bonet, ish-kolegu i Georgina Rodriguez nga dyqani Gucci, ka treguar se njohja me yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo nuk ka ndodhur brenda dyqanit.
Ai regjistroi disa video në tiktok, ku ndau kujtimet e tij për të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georginën. Ish-kolegu u shpreh se ajo ka qënë gjithmonë superiore edhe kur nuk kishte para, shkruan “Marca”.
“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte para, gjithmonë kishte këtë superioritet dhe arrogancë. Ajo aspironte për një shoqëri ku ka shumë para, pavarësisht se jetonte në një apartament të varfër, shumë të lirë. Ajo gjithmonë ka dashur të ecë përpara, të rritet dhe kur takoi Cristiano, ajo pati mundësinë të bëhej një yll.”
Bonet gjithashtu deklaroi se Georgina e kishte përshkruar në mënyrë të pasaktë prezantimin e saj me Ronaldon, duke zbuluar se dyshja janë njohur në një festë e jo brenda dyqanit siç është thënë.
“Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Jemi takuar disa herë, ajo punonte në sektorin e grave, kurse unë punoja në departamentin e burrave.
E kisha parë tashmë disa herë Cristianon në dyqan para se të takoheshin. Georgina tha se ajo u takua me Cristianon kur ai po qëndronte jashtë dyqanit Gucci me miqtë dhe djalin e tij, dhe ajo sapo doli nga dera dhe u përplas me të, por nuk ishte kështu.
Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për ta parë sepse ai është një djalë shumë i gjatë. Vetëm menaxherët u shërbejnë klientëve të tillë. Ata nuk folën atë ditë, por disa javë më vonë u panë në një festë ku u njohën pak më mirë”,- tha Pablo Bonet.