Saga e gjyqit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ 10 persona dëshmojnë në seancë

Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit për seancën e rradhës e cila ka nisur që nga ora 09:30. Në seancën e sotme do të merren në pyetje edhe 10 dëshmitarë të tjerë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në seancën e kaluar gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi vrasja.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *