Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i është bashkuar urimeve për 74-vjetorin e krijimit të NATO-s.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, Begaj ka uruar NATO-n, teksa ka shkruar se Shqipëria së bashku me aleatët e tjerë, janë vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo.
“Gëzuar ditëlindjen #NATO! 74 vite në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike! #Shqiperia së bashku me aleatët e tjerë e vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, ka shkruar Begaj në Twitter.