Kryeministri Rama gjatë një takimi me përfaqësuesin e bankës botërore ka bërë bilancin e të ardhurave për frymë, ku deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, ka pasur dyfishim të të ardhurave. Rama po ashtu bëri një krahasim të eksporteve nga viti 2019 në 2022, ku tha se ato kanë kapur shifër rekord prej 4.1 miliard euro.
“Të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur me 3300 euro ne 6190 euro, 87.%, gati dyfish. Për të mos bërë krahasime të tjera, do bëjmë vetëm me veten dhe vitin përpara krizës së pandemisë. Eksportet në Shqipëri në 2022 kanë arritu shifër rekord 4.1 miliard euro, falë punës dhe konkretizimit të të gjithë përpjekjeve në mbështetje të sipërmarrjes, për njerëzit që prodhojnë dhe ekpsportojnë. Vetëm eksportet buqësore janë rritur me 59 % në krahasim me 2019, eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë arritur një shofër rekord, 1.15 miliardë euro. Dua të falenderoj Bankën Botërore, për mbështetjen e saj në të gjitha vitet.
Të ardhurat vjetore nga turistët e huaj, 36% më shumë se në 2019, numri i tyre preku 7.5 milionë. Rriten të ardhurat 2 herë më shumë se numri i vizitorëve. Është rritur numri i ditëve të qëndrimit, është rritur konsumi i tyre. Të ardhurat nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022, 156 milionë euro. 62% krahasuar me 2019. Invesimet e huaja direkte në 2022 janë rritur 29% krahasuar me vitin 2019. 1.7 miliard që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Rritja ekonomike pastaj në shifra, në fund dua të falenderoj Bankën Botërore dhe për këtë proces që kemi kurorëzuar tani. Është procesi më i thelluar, më jo konvencional që kemi realizuar. Do të stimulojnë energji të reja zhvilluese.”, dekalroi Rama