Greqi/ Abuzuan seksualisht me një 19-vjeçare; tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Policia greke ka vënë në pranga 3 persona mes tyre një shqiptar të cilët akuzohen për abuzim seksual me një 19-vjeçare.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Kretë, ku dyshohet se pjesë e kësaj ngjarje është bërë një 30 vjeçar shqiptar dhe dy shtetas grek, 25 dhe 24 vjeç.

Sipas të njëjtave informacione, studentja 19-vjeçare dyshohet se është takuar me një nga dy grekët në një lokal në Rethymnon.

Pasi u argëtuan së bashku, ata u gjendën në një dhomë me persona të tjerë, ku dyshohet se shqiptari dhe greku tjetër kanë shfrytëzuar seksualisht vajzën e cila dyshohet se nuk ka mundur të mbrohej për shkak të alkoolit që kishte konsumuar.

Ndërkohë sipas denoncimit greku i dytë kryente detyrën e “bashkëpuntorit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *