Rama për rritjen e pagave: S’do marrim borxh, rritja është e kalkuluar, e qëllimshme

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek rritja e pagës mesatare në 900 euro, ku tha se nuk do marrim borxh, pasi është një plan i mirëmenduar.Rama tha se të ardhurat për këtë do të gjenden në rritjen e eksporteve, dhe stabilitetin që kanë dhënë disa sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, do i rrisim pagat dhe do vazhdojmë të ulim borxhin sikur  e kemi ulur gradualisht dhe sikundër kemi ecur konform gjithë planit të stabilitetit makroekonomik në aspektin e borxhit. Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën rrisim pagën. Ato shifra qëi u dhashë janë arsyeja pse rrisim pagat, nga të ardhurat e turizmit përshembull, eksporteve, nga të ardhurat e punës, janë arsyeja pse rriten pagat. Rritje që është shumë e lartë në raport në raport me rritjet e bëra në të shkuarën, po e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme“, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *