Plagosja e trefishtë në Laprakë/ Vetëdorëzohet në polici autori i ngjarjes

Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së djeshme në Laprakë, Elton Mergjyshi 40 vjeç.

Efektivë të Komisariatit nr. 3 kanë marrë dëshmitë e 2 prej të plagosurve mbrëmjen e djeshme në Laprakë, 40-vjeçares Roxhersa Rrapollari dhe bashkëshortit të saj italian, për të zbuluar dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

Ata kanë treguar se autori Elton Mergjyshi sapo kishte shkuar te lokali ku ndodheshin, fillimisht ka debatuar me italianin duke i kërkuar llogari pse e kishte hequr nga puna. Në debat e sipër ka nxjerr thikën dhe ka plagosur fillimisht 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, pasi ka dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Sipas dëshmisë së vajzës së tij, ka treguar se kur ka parë të atin të plagosur ka ndërhyrë dhe në këtë çast agresori e ka qëlluar në dorë. Më pas Mergjyshi ka plagosur në kraharor italianin Massimo Sorvillo, i cili e kishte marrë me qira lokalin ku ndodhi ngjarja.

47-vjeçari italian ka marrë automjetin e tij me targa italiane dhe ka shkuar vetë në Spitalin e Traumës bashkë me bashkëshorten dhe babain e saj. Dëshmia e 64-vjeçarit Viktor Rrapollari nuk është marrë ende nga grupi hetimor pasi është në gjendje më të rëndë se dy të plagosurit e tjerë. Vetë italiani Sorvillo ka deklaruar për policinë se e kishte pushuar pasi nuk i pëlqente puna e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *