Lidhur me shifrat për largimin e të rinjve kryeministri Rama ka akuzuar opozitën se po manipulon ato. Ai nuk dinjoi të tallet me përllogartije, duke thënë se për opozitën 7 herë 7 është e barbartë me 42, lajthitje aritmetike.
“Për sa i përket këngës së ikjes, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, ka një prodhim të brendshëm bruto 5 miliard, ka 600 mijë ndërmarrje, kemi pasur një darkë pune me guvernatorin, dhe e dini cili është shqetësimi i tyre; largimi i mjekëve, largimi i specialistëve më të lartë. Tani pse ikin? Se ka korrupsion? Jo, ikin se kjo është koha ku ne jetojmë, e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku pagat janë më të larta. Nuk ka asnjë forcë që të përmbysë këtë trend, duhet që të bëjmë progresin që mund të bëjmë dhe kjo rritje pagash do ndihmojë shumë po nuk do ta frenojë këtë trend. Flitet gjithmonë për të ikurit, thuhet shifra që e bëjnë atë 7 herë 7- 42 sikur të jetë algjebër, lajthitje aritmetike.” theksoi Rama.