Protesta e maturantëve/ QSHA publikon vendimin: Ndryshon kufiri i pikëve të notave për provimin e matematikës

Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.

Në vendimin e publikuar nga QSHA, bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Vendimi:

Komiteti i Maturës Shteterore 2021, i ngritur me urdhrin nr.325, date 03.11.2020, per ngritjen e Komitetit te Matures Shteterore 2021″, diskutoi provimin e matematikes zhvilluar ne daten 11.06.2021 per te cilin anëtaret e KOMSh dolen me vendimin per:

1.Ngritjen e një grupi pune te pavaru, me eksperte të fushes se matematikes, mësues me pervoje dhe maturante, per të analizuar nëdetaje dhe vleresuar me shume vëmendje gdo pyetje ne test, perputhshmerine me programin, saktesine shkencore dhe nivelin e veshtiresise.

2.Për të marrë ne konsideratë plotësimin e kërkeses se maturanteve per uljen e kufirit minimal të pikeve per gdo note, sipas rekomandimeve të grupit të punës nisur kjo nga shqetesimet e paraqitura, te maturanteve, mesuesve dhe prinderve, duke marre parasysh situaten e nje viti jo normal e te veshtire prej pandemise.

3.KoMSh dhe strukturat vartese te MASR(DPAP/DRAP, ASCAP) te pergatisin nje analize te thelle, me qellim identifikimin e te gjitha problematikave te mundshme dhe rishikimin e plotëte te giithd procesit të matures, akteve rregullatore per kete proces dhe administrimin e tij.

foto galeri

Ky vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.

Po ashtu, në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti, se shumë maturantë kanë protestuar në lidhje me provimin e matematikës. Ata u shprehën se teza ishte kopjuar dhe përkthyer keq nga tezat e huaja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *