Skandali me financimet ruse, shokon Spahiu: Kryemadhi kaloi kufirin për në Greqi në këmbë

Referuar skandalit me financimet ruse, Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi më këmbë. Në një emsion juristi shtoi se kjo mund të konfirmohet lehtësisht përmes sistemit TIMS.

Spahiu ka akuzuar Kryemadhin se ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë financuar partinë e Putinit.

Pjesë nga debati:

Spahiu: Një nga veprimet e transfertave bankare lidhet me një veprim të drejtpërdrejt të Kryemadhit që më datën 17 korrik ka kaluar kufirin e Greqisë në Qafë Botë, në këmbë. Pra siç janë emigrantët që kalojnë me mushka, zonja ka kaluar në këmbë kur ka qenë Zonjë e Parë, nuk ka qenë ende kryetare e LSI-së, por Zonja e Parë e Presidentit.

Duma: Kush e konfirmon këtë?

Spahiu: TIMS-i konfirmon që është kaluar më 17 korrik në kufi për në Greqi, më datë 18 korrik është bërë transferta dhe më 19 korrik është kthyer në Shqipëri.

Pra të gjitha janë të kopsitura. Informacionet e sjella nga Sherbimet Inteligjente të huaja me informacionin që është në sistemin TIMS.

Po ta vini re Kryemadhi ka dy teza mbrojtëse. Nuk tregon se ka kaluar kufirin në këmbë dhe thotë me siguri se nuk ka llogari bankare.

Duma: Ca problemi ka se ka kaluar në këmbë kufirin, çfarë e implikon?

Absolutisht asgjë, vetëm ti thotë popullit pse ka kaluar në këmbë më 17 korrik. Llogaritë keni publikuar ju, por mediat e tjera kanë publikuar edhe TIMS-in.

Duma: Është në të drejtën e saj.

Po është në të drejtën e saj, mirëpo, a është në të drejtë të bëjë edhe biznes?! Kryemadhi ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë finanacuar partinë e Putinit.

Lexo edhe:

Skandali me financimet ruse/ Kryemadhi: Më vjen çudi

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *