Christian Eriksen është rikthyer në stërvitjet e ekipit për herë të parë pas tre muajsh rikuperim. Danezi shihet si një lojtar kyç për Manchester United dhe menaxherin Erik ten Hag.
Eriksen kishte një prezencë kyçe në mesfushë derisa dëmtoi kyçin e këmbës në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup me Reading në fund të janarit.
Që atëherë, Ten Hag ka vendosur Fred së bashku me Casemiro për shumicën e ndeshjeve, por ish-mesfushori i Real Madrid ka humbur gjithsej tetë ndeshje për shkak të kartonave.
Manchester United ka njoftuar se mesfushori do të jetë I gatshëm në ndeshjen kundër Brentford.
“Ai po kthehet në fushë, ai po kthehet në stërvitjen e ekipit sot, kështu që ne duhet të shohim tani se sa shpejt ai mund të përparojë,” tha Ten Hag, megjithëse e përjashtoi Eriksenin nga ndeshja e së mërkurës në shtëpi me Brentford.