Berisha i kundërpëgjigjet ambasadores Yuri Kim

Sali Berisha i kundërpërgjigjet ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me një përgjigje të dhënë prej saj gjatë një interviste, në të cilën thotë se nuk mund ta pastrojnë korrupsionin nga Shqipëria, njerëzit që janë të korruptuar. Berisha e quan këtë veprim të saj si një shërbim ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e quan këtë përgjigje që ambasadorja ka dhënë si një përpjekje për të mbuluar aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht. Kryedemokrati i bindur në transparencën e tij, fton FBI-në dhe institucionet e tjera të SHBA-së për të filluar hetimet e ndaj aktivitetit të ambasadores në Shqipëri.

Berisha: Përgjigje zj. Yuri Kim.
Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.
Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.
Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *