Carlo Anceloti është paraqitur në në konferencë për media për të diskutuar rreth sfidës së El-klasikos e cila zhvillohet nesër në orën 21:00.
Carlo u paraqit më serioz se zakonisht dhe mjaft i bindur se nesër do të marrë mjë rezultat të favorshëm .
Xavi është një nga kundështarët më të forte që ai ka përballur (ai e ka mundur vetëm në dy nga shtatë ndeshjet) dhe kur u pyet për këtë, ai hodhi dorën: “Nesër është radha jonë”. Ai përjashtoi gjithashtu skemën 4-2-3-1: “Është e vështirë të ndryshosh sistemin kur ke një vit të tërë që punon njësoj”.
“Mirë, i motivuar, me shumë besim. Në Camp Nou do të bëjmë mirë”.
“Ideja është të mos çmendemi për të shënuar. Na duhet një gol dhe ai mund të vijë në minutën e 90′. Duhet ta kontrollosh mirë lojën, si në ndeshjen e parë, por me më shumë sukses. Kjo është rruga”.