Një skandal është regjistruar ditë e djeshme në Tiranë gjatë mbajtjes së Konventës Ndërkombëtare të Turizmit bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, ku një hartë e shfaqur gjatë aktivitetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të opinionit publik.
Në sfond shfaqet një hartë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, ku në të Kosova është pjesë e Serbisë, megjithëse është një shtet i pavarur nga Serbia prej vitit 2008.
Por megjithatë kjo hartë turpëruese për çdo shqiptar, e ka lënë indiferente zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila vijon qëndrimin e patrazuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ndërkohë që kosovarët janë ata që kanë mbajtur gjallë turizmin në Shqipëri dhe preferojnë çdo vit bregdetin shqiptar, si pjesë e turizmit patriotik, kjo gjë nuk ka rëndësi për numrin dy të qeverisë shqiptare, e cila ka bërë një sy qorr përballë kësaj harte që do ta kishte lakmi edhe vetë Vuçiç.
Kujtojmë se në të njëjtin aktivitet mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.