Një përballje e fortë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Efit dhe Kiarës në ‘Prime’, ku moderatorja tha se nuk kishte patur asnjë komunikim me ish-konkurrenten e ‘Për’Puthen’.
Debati u shoqërua me tone të ashpra dhe sipas Efit, Kiara ka ndryshuar tërësisht sjellje.
Ka qënë shoku i Efit i cili ka postuar një video ku tregon telefonin e saj dhe shihet se mes Efit dhe Kiarës ka patur komunikim.
Pas prime-t Efi dhe Kiara patën një diskutim ku ajo tha se Kiara nuk i kishte treguar asgjë që edhe ajo mund të rifutej në BBV, ndërkohë që Efi ia kishte komunikuar.
“Më the kam besim te ti”, i drejtohet Efi, gjë të cilën Kiara ia mohon.
Efi ishte shumë e prekur nga kjo situatë dhe nuk i ka mbajtur dot lotët në dhomën e rrëfimit. Gjatë momentit ku do të bënte nominimet, ajo është pyetur nga Arbana Osmani dhe në lot ka deklaruar se nuk do të flasë më gjatë, pasi është e zhgënjyer, nga Kiara.