Finalja e parakohshme e ‘Kupës së Mbretit’ , favoritët dhe pak histori rreth kësaj përballje…

Dy skuadrat më të suksesshme në futbollin spanjoll takohen për herë të katërt këtë sezon në gjysmfinalen e “Kupës së Mbretit”.

Real Madrid dhe Barcelona takohen sërish këtë sezon pas disa dueleve të rëndësishme, ndeshja e pare e ligës spanjolle u nda (3-1, për Realin), finalia e Superkupës së Spanjës (1-3, për Barcelonën) dhe ndeshja e parë e Copa del Rey në  gjysmëfinale (0-1, për katalanasit).

Dy gjigandët spanjollë të futbollit deri në këtë sezon janë përballur 35 herë në ‘Kupën e Mbretit’ dhe ndahen me një bilanc gati të barabartë.

 

Ndryshe nga sa ndodh në kampionat apo Champions League, bilanci i 35 dueleve i buzëqesh skuadrës së Barcelonës. Barcelona ka fituar 15 herë, ka pasur tetë barazime, ndërsa Madrilenët kanë arritur vetëm 12 fitore.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së kësaj Kupe 2022-2023 u fitua nga katalanasit me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ata shihen si favoritë kryesorë për tu kualifikuar në raundin tjetër pasi edhe në ndeshjen e fundit në kampionat morën një fitore dramatike në minurat e fundit me atë gol të Kesie, por me një specialist në krahun tjetër, siç është Carlo Anceloti, asnjëherë nuk i dihet.

 

Statistikat e finales

Duhet të ktheheni në 16 Prill 2014 për të parë në finale El Clasicon. Atë ditë, Real Madridi i Ancelottit, në sezonin e tij të parë si trajner i madrilenëve, mundi skuadrën e Tata Martinos me rezultatin 2-1, duke e lënë atë pa asnjë trofe ‘të madh’ atë sezon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *