U kapën me 118 kg kanabis/ Gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg lëndë narkotike të llojit kanabis që e kishin fshehur në mjetin e tyre tip ‘rulot’.

Për dy shtetasit George Coman 54 vjeç, dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç u zhvillua seanca me gjyqësore dyer të mbyllura ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur madje ka bërë edhe ironi me gazetarët duke i pyetur nëse duket bukur në kamera.

2 shtetasit rumunë tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, duke përdorur një automjet tip ‘rulot’ me qëllim për të kaluar në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit të mjetit ‘rulot’, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *