Operacioni global godet krimin kibernetik, arrestohen 120 persona

Një operacion global i zbatimit të ligjit ka goditur një nga websitet më të mëdha të krimit kibernetik në botë i cili përdorej nga mashtruesit për të blerë fjalëkalime.

‘Genesis Market’ shiti detajet e hyrjes, adresat IP dhe të dhëna të tjera që përbënin “gjurmët dixhitale të gishtërinjve të viktimave”, për më pak se 1 dollarë. Ky informacion personal i lejonte mashtruesit të hynin në llogaritë bankare dhe të blerjeve.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nga 17 vende u përfshinë në disa bastisje.

Operacioni u drejtua nga FBI në SHBA dhe Policia Kombëtare Holandeze, së bashku me NCA në MB, Policinë Federale Australiane dhe vende në të gjithë Europën.

Në nivel global u kryen 200 kontrolle dhe u arrestuan 120 persona. Genesis Market kishte 80 milionë grupe kredencialesh dhe gjurmë gishtash dixhitale në shitje, me NCA që e quajti atë “një mundësi të madhe mashtrimi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *