“Është bërë një ujk i maskuar si gjyshe – gati të të gllabërojë”, Ceferin sulmon ideatorët e Super Leagues

“Është bërë një ujk i maskuar si gjyshe – gati të të gllabërojë”: Aleksander Ceferin sulmon Superligën pasi u rizgjodh si president i UEFA-s dhe e quan ligën e shkëputur “egoiste” dhe “lakmitare”.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbajtur të njëjtin qëndrim sulmues ndaj projektit dhe klubeve që e kanë mbështetur projektin e Superligës duke i krahasuar me ujkun nga Kësulëkuqja.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë të kërkojnë një Superligë, e cila fillimisht u formua nga 12 klube rebele dhe u shemb në prill 2021 pas protestave të tifozëve.

 

A22, kompania pas Superligës, kishte sugjeruar se futbolli evropian ishte në ‘prag të humnerës’ kur përvijoi një format të rishikuar me 80 ekipe në shkurt.

A22 pretendoi se ‘futbolli Europian ishte ç’orjentuar’ dhe tha se do të jepte një ‘shpërndarje më të madhe të burimeve financiare për të gjithë pjesmarrësit në projekt’.

Ceferin sulmoi vlerësimin e tyre në kongresin e UEFA-s në Lisbonë, duke pretenduar se ata që qëndrojnë pas Superligës po maskohen si shpëtimtarë të futbollit, por në vend të kësaj janë fajtorë se janë ‘egoistë’ dhe ‘lakmitarë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *