Itali/ Shqiptari gjuan me armë në ajër: Isha i mërzitur

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pavia të Italisë mbrëmjen e së martës, pasi qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste.

Pas arrestimit, ai deklaroi se kishte gjuajtur me armë pasi ishte i mërzitur.

Sipas mediave italiane, pasi ka qëlluar në ajër, një prej fqinjëve të tij ka dalë në dritare, ndërsa 31-vjeçari i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar që të futet menjëherë në banesë, përndryshe do ta qëllonte.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe armën, e cila ishte e mbushur dhe gati për qitje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *