Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës me gazetarin Arlind Isa komentoi edhe akuzat për financime ruse që rëndojnë mbi deputeten Monika Kryemadhi. Gjikondi u shpreh se këto akuza tregojnë se SPAK duhet të reagojë dhe të nisë hetimet.
“Kryemadhi ka marrë para të vërtetuara nga bankat dhe rusët por këto para që ka marrë në emër të saj nuk i ka deklaruar tek ILDPK. Çdo gjë është e lidhur zinxhir. Është thirrje e madhe për SPAK, që akoma për fat të keq, nuk po shikojmë të ketë shkëputje nga presionet e politikës. Pjesa më e rëndë është moskurajoja e drejtësisë për t’u përballur me krimin dhe politikën. Ndryshe nga politika amerikane që ka autoritetetin dhe integritetin për të ndëshkuar që në rangun më të lartë.” – tha Gjikondi.
Edhe Partia Socialiste i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që të hetojë Kryemadhin dhe lidhjet e saj me oligarkët rusë.