Rusi/ Përfshihet nga flakët Ministria e Mbrojtjes

Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se godina ndodhet pranë Kremlinit. Zjarri u shua menjëherë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 19:30 (16:30 GMT), në një nga ndërtesat administrative të ministrisë së mbrojtjes në Moskë, punonjësit e shërbimit zbuluan tym në ambiente. Zjarrfikësja dhe ministria e situatave emergjente dolën në vendngjarje,” – thuhet në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes.

Zjarri mbuloi një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë (646 këmbë katrorë). Aktualisht është duke përcaktuar shkakun e incidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *