Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Gjatë qëndrimit në vend, ajo do të zhvillojë takime me krerët KQZ si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore apo përfaqësues të partive politike.
ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit
Kjo është e pesta herë që Glover caktohet shefe e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996.