I vuri flakën gjatë natës automjetit në Korçë, autori me precedent kapet nga kamerat

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Ura e fajancës”. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.

“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. Autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, raportohet se ky person nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të zonës

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *