KARIM Benzema shënoi një hat-trick teksa Real Madrid mposhti rivalët kryesorë dhe liderët e ligës Barcelonën 4-0 për të arritur në finalen e Copa del Rey në një mënyrë mahnitëse .
Barça, e cila ishte në kërkim të fitores së katërt radhazi në El Clasico këtë sezon, dukej e vendosur për në finale pasi fitoi 1-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Madrid muajin e kaluar.
Sfida u ndez dhe më shumë kur e gjithë tifozeria e Barcelonës po thërriste emrin e Lionel Messit për tu rikthyer në Barcelonë.
Vinicius Junior ishte një eksponent mjaft i rëndësishëm për Real Madrid, ai ishte protagonist në fundin e pjesës së parë duke hapur kështu sqeparin e golave për Galaktikët, gjithashtu ai asistoi në golin e hat trik të Karim Benzema në një mënyrë që vetëm braziljanët dinë ta bëjnë .
Në fillim të pjesës së dytë Madrilenët ishin të shpejtë dhe preçiz me një Karim Benzema i cili e dominoi në maksimum lojën.
Ai shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 50 dhe 58, i pari erdhi me një neutralizim prej profesionisti, gol i cili u servir nga fantazisti Luka Modriç dhe tjetri ishte nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Tekniku italian e kishte parashikuar një ndryshim taktik në gjysmëfinalen e kupës së spanjës dhe kishte premtuar ‘hakmarrje’ në Madrid, me një Real që të kujtonte perjudhën e Jose Murinjos (kur drejtonte Realin) me ato kundërsulme vrastare .