Sherr me thika në Durrës, 2 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas detajeve të bëra me dije nga njoftimi i policisë, mësohet se dy të plagosurit kanë pasur një debat me njëri tjetrin në njërën prej rrugicave të lagjes dhe më pas janë goditur me thika duke bërë që të dy të pësojnë lëndime.

Njëri prej tyre, raportohet të jetë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *