Jose Murinjo merr ofertën rekord prej 120 mln $ nga Arabia Saudite

ROME, ITALY - APRIL 02: Jos? Mourinho head coach of Roma looks on prior to kick-off in the Serie A match between AS Roma and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on April 2, 2023 in Rome, Italy. (Photo by Simone Arveda/Getty Images)

Sipas ‘Corriere dello Sport’, trajneri ka marrë një ofertë të pabesueshme 120 milionë euro për të shkuar në Arabinë Saudite.

José Mourinho është tashmë një idhull në Romë dhe lajmi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm ka shkaktuar shqetësim te tifozët e kryeqytetit.

Ofertat e përshkruara nga ‘Corriere dello Sport’ është e pamundur që të mos paraqesin një tundim të madh për ‘Specialin’: 120 milionë euro për dy vjet në Arabinë Saudite.

Akoma është e paqartë nga kush është marrë oferta pasi gazeta italiane nuk e specifikon por është mes kombëtares ose një klub mes Al-Nassr (ku luan Cristiano) dhe Al-Ahli.

Propozimi është i dyfishtë: Mourinho, i cili do të ishte trajneri më i paguar në historinë e futbollit, mund të japë dorëheqjen pas një viti, ose ta zgjasë atë deri në Kupën e Botës 2026.

Megjithatë, mesa duket, prioriteti i portugezit është të vazhdojë në Romë, ku ka kontratë deri në vitin 2024 me një pagë që kalon shtatë milionë $ neto.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *