Teksa na ndajnë një muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, ditën e sotme pritet të mbërrijë në vendin tonë Audrey Glover, pasi është vendosur të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR. Ajo pritet që të takohet me kreun e KQZ Ilirian Celibashin, e më pas do të mbajnë dhe një konferencë për mediat.
Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime edhe me drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.